Home Këshilla për Prindër Fëmijët sa më pak TV

Fëmijët sa më pak TV

Sipas një studimi në fushën e arsimit parashkollor, fëmijët e mitur që shpenzojnë shumë orë përpara televizorit, kur rriten e shkojnë në shkollë, tek ata vihen re probleme në sjellje dhe dobësi në lëndë të ndryshme.

Fëmijët të cilët kalojnë shumë kohë duke parë televizor mund të vuajnë pasoja negative dhe afatgjate.

Ekspertë nga SHBA dhe Kanadaja morrën në shqyrtim më shumë se 1 mijë e 300 fëmijë të moshës para-shkollore për të përcaktuar nëse Televizori ndikon në sjellje, në stilin e jetesës dhe në suksesin e tyre akademik në të ardhmen.

Për çdo orë të shpenzuar duke parë televizor, mesatarisht 9 orë në javë, tek këta fëmijë u shfaqën shumë probleme. Në klasën e katërt tek ata u vu re – rënie 7% në angazhimin në mësim – rënie 6% në arithmetikë  – një rritje 10% në mosbindje, ngacmim e grindje të ndryshe me moshatarët në klasë.Tek këta fëmijë gjithashtu u vu re një rënie 9% në aktivitetin e përgjithshëm fizik, ndërsa treguesi i masës së trupit tek ata u rrit 5%.

Studimi nuk provon se televizori është fajtor, por vetëm vë në dukje një lidhje midis kohës së kaluar duke shikuar televizor dhe treguesve të zhvillimit në fëmijërinë e herëshme.

Ekspertët thonë se fëmijët mund të rriten për të qenë të ditur, më aktivë dhe më të shëndetshëm në qoftë se shpenzojnë më pak kohë duke parë televizor në moshë të mitur.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq nxit kancerin e zorrëve

Konsumimi i përditshëm i mishit të kuq apo të përpunuar, edhe në sasitë më të vogla, mund të rritë rrezikun e sëmundjeve të rënda të stomakut. Një studim gjashtëvjeçar i Universitetit të Oksfordit me pjesëmarrjen e rreth gjysmë milion grave dhe burrave anglezë të moshës 40 deri 69 vjeç ka treguar se dietat me bazë mishin e kuq shtojnë me...