Home Këshilla për Prindër Fëmijët s’kanë nevojë për antibiotikë

Fëmijët s’kanë nevojë për antibiotikë

8Shkencëtarët pohojnë se në mënyrë që t’u rritet imuniteti, fëmijët kanë nevojnë për mikrobe, jo për antibiotikë.

Sigurisht që është e rëndësishme për higjenën që të lani vazhdimisht duart, sidomos gjatë këtyre ditëve të ftohta kur gripi është përhapur gjithandej! Problemi është që prindërit po e teprojnë me kujdesin për pastërtinë e fëmijëve! Kërkimet e reja shkencore tregojnë se mikrobet për të cilat ne kujdesemi kaq shumë t’i largojmë me solucione të ndryshme antibakteriale, kanë ndikim negativ në sistemin imunitar të fëmijëve.

Studiuesit thonë se fëmijët e sotëm po rriten me kujdes të tepruar, ndryshe nga ç’ka ndodhur në vitet e shkuara. Ata këmbëngulin të ndërgjegjësojnë prindërit se duke vepruar kështu ata po kontribuojnë në krijimin e një gjendje kronike alergjish dhe obeziteti. Pra, po nisen me qëllime të mira por, në fakt, vetëm sa po përkeqësojnë rritjen dhe zhvillimin normal të fëmijëve.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Çfarë ndodh nëse konsumoni cigare kur ushqeni fëmijën me gji?

Qumështi i gjirit e ndihmon fëmijën të fitojë imunitet dhe të luftojë sëmundje nga më të ndryshmet. Nëse një fëmijë konsumon qumësht ai është në gjendje që të mposhtë edhe tymin e duhanit. Shumë studime kanë treguar se një fëmijë që ushqehet me gji është më i fortë dhe shanset për t’u prekur nga sëmundjet janë më të pakta. Por...