Femrat e gjata të rrezikuara nga kanceri i vezorëve

Femrat me një gjatësi më të madhe trupore është parë se janë paksa më të rrezikuara nga kanceri i vezorëve, thonë kërkuesit shkencorë nga Universiteti i Oksfordit, në një studim të botuar në revistën shkencore “PLoS Medicine”.

Përpos kësaj, është parë edhe se si mbipesha është faktor i rrezikut për kancer të vezorëve te femrat të cilat kurrë nuk kanë marrë terapi hormonale zëvendësuese.

Studimet e mëparshme rreth lidhshmërisë midis mbipeshës dhe kancerit të vezorëve nuk kishin dhënë rezultate të njëjta.

Të dhënat e reja bazohen në rezultatet e 47 studimeve epidemiologjike, në të cilët kanë marrë pjesë rreth 25.000 gra me kancer të vezorëve, si dhe më shumë se 80.000 gra të shëndetshme.