Home Shëndetësi Femrat kanë më shumë baktere sesa meshkujt

Femrat kanë më shumë baktere sesa meshkujt

Hulumtimi më i ri në universitetin amerikan “University of Colorado at Boulder” ka treguar se lloje të shumta të baktereve mund të gjenden në duart e femrave në krahasim me duart e meshkujve.

Hulumtuesit mendojnë se kjo ndodh pikërisht shkaku i djersitjes së duarve, gjëndrave tiroide apo si pasojë e çrregullimit të ekuilibrit të hormoneve.

Pos kësaj, si shkas i mundshëm përmendet edhe thartira e lëkurës të duart e meshkujve dhe përdorimi i shpeshtë i kremrave tek femrat.

Duke komentuar këtë zbulim, udhëheqësi i këtij hulumtimi dr. Noa Fierer ka thënë se “numri i llojit të baktereve të zbuluara në duart e pjesëmarrësve në hulumtim ishte një befasi e madhe në krahasim me llojllojshmërinë e baktereve që shkencëtarët kishin gjetur në duart e femrave”.

Po ashtu zbulimi kishte zbuluar se në dorën e majtë dhe atë të djathtë analizat e kanë përcaktuar se ndodhen baktere të ndryshme. Bakteret mesatarisht janë vetëm disa mikrometra, mund të shihen vetëm me ndihmën e mikroskopit dhe janë të ndryshme nga format.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...