Home Këshilla të ndryshme Femrat më depresive

Femrat më depresive

Femrat janë më bamirëse dhe më të buta se meshkujt, por derisa ndaj të tjerëve janë të mira, ato shpesh janë armiku më i madh ndaj vetes, kanë bërë të ditur studimet e shumta shkencore.

Për shkak të qëndrimit vetëkritik, femrat shpesh vuajnë dyfish më nga depresioni, ndërsa 11 për qind e tyre rregullisht përdorin ilaçe kundër depresionit. Psikologët sqarojnë se si femrat shpesh rriten në atë mënyrë që të mendojnë së pari për të tjerët, e jo për vete.

Profesoresha Kristin Nef, për vite të tëra e ka analizuar ndikimin e normave kulturore dhe tradicionale në vetëbesimin e femrave. “Gjithmonë na mësojnë se si duhet të jemi të mira me të tjerët, të jemi miqësore, të marrim parasysh dëshirat e të tjerëve dhe të dimë të falim.

Por, në fund të ditës, femra e cila vazhdimisht sillet mirë ndjen një zbrazëti në vete dhe është edhe e frustruar për shkak të mosplotësimit të dëshirave të saj personale”, thotë profesoresha Nef.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...