Home Këshilla të ndryshme Femrat më të “forta” se meshkujt për luftimin e sëmundjeve

Femrat më të “forta” se meshkujt për luftimin e sëmundjeve

Me shekuj të tërë janë etiketuar si gjinia më e dobët, por kur është fjala për luftimin e sëmundjeve dhe infeksioneve, femrat janë gjenetikisht të programuara që të jenë më të forta se meshkujt.

Duket se femrat kane sistemin imunitar kulmor, duke iu mundësuar që me sukses t’i mposhtin mikroorganizmat me të cilët meshkujt e kanë vështirë të përballen.

Sipas një studimi të ri, gjinia e butë është e programuar në mënyrë që t’u rezistojë infeksioneve dhe karcinomës, dhe po ashtu ka një sistem rezervë për luftimin e sëmundjeve.
Sekreti i imunitetit më të fortë të femrave qëndron në dallimet themelore biologjike mes gjinive. Femrat kanë një kopje shtesë të kromozomit femëror X, ndërsa meshkujt kanë vetëm një kromozom X dhe një kromozom shumë më të vogël Y.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...