Home Këshilla Seksuale Femrat më tolerante ndaj tradhtisë

Femrat më tolerante ndaj tradhtisë

Femrat janë më tolerante ndaj tradhtisë sesa partnerët e tyre. Edhe nëse nuk munden të harrojnë femrat falin, ndërsa meshkujt përfundimisht nuk arrijnë të marrin një vendim të tillë.

Sipas një studimi ka rezultuar se rreth 53% e femrave janë të gatshme të falin tradhtinë e të dashurit të tyre dhe të rifillojnë sërish lidhjen, ndërsa vetëm 13% e meshkujve pranojnë se janë tolerantë dhe do të qëndronin sërish pranë partneres së tyre edhe nëse kjo e fundit i ka tradhtuar.

Zëdhënësja e këtij studimi, Susan Fermor ka shpjeguar se kryesisht femrat angleze, janë të gatshme të falin tradhtinë e bashkëshortit të tyre, duke kërkuar që ky veprim të mos përsëritet më.

“Në praktikë meshkujt e tyre kanë tre mundësi për të gabuar, por nëse tejkalojnë këtë limit, femrat menjëherë mund t’i thonë lamtumirë lidhjes”, shpjegon Fermor.

Në mënyrë jo rastësore, gjithnjë sipas po të njëjtit studim, rreth 38% e çifteve kryesisht atyre britanike janë tradhtuar një herë nga partnerët e tyre dhe vetëm sinqeriteti dhe ndjenjat sentimentale kanë bërë që lidhja e tyre të vazhdojë.

Por ndoshta edhe për faktin se në 5% të rasteve bëhej fjalë për tradhtinë e parë në çift.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...