Shumë femra vuajnë nga dhimbjet menstruale ose shqetësohen se metodat moderne të kontracepsionit nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme.
Shumë prej tyre keqkuptojnë se ka efekte anësore si mbajtja e ujit, pamundësia për të konceptuar dhe dëmtimet fetale. Në fakt, këto bëhet fjalë vetëm për mite dhe keqekuptime në lidhej me metodta kontraceptive moderne.
Kështu shprehen specialsitët e shëndetësisë, sipas të cilëve metodta kontraceptive moderne jo vetëm nuk sjellin dëmtime por ato sigurojnë mbrojtje nga shtazanitë e padëshiruara e si pasojë edhe nga abortet, të cilat sjellin dëme serioze mbi shëndetin. “
Nëse një femër nuk do të përdorte kontracepsionin, ajo mund të kishte deri në 15 shtatzani gjatë jetës së saj. Kontracepsioni ju mbron dhe ju mundëson të shijojmë një pjesë shumë të pëlqyeshme dhe argëtuese të jetës që është seksi”, shprehen specialsitët e shëndetësisë, duke shtuar se pilula është forma më popullore e kontracepsionit hormonal.
Sipas tyre, nëse një femër seksualisht aktive, s’ka rëndësi se e çfarë moshe është, nuk përdor kontraceptivë, asaj mund t’i duhet të përballet me një shtatzëni ta padëshiruar ose edhe me një abort. Nga tipet më të përdorura sot është (YAZ) ajo me dozë të ulët dhe me regjim të veçantë 24/4 d.m.th që ka tre pilula hormonale më shumë dhe që ofron shumë avantazhe.
Gjithashtu, specialsitët pohojnë se pilulat me drospirenon ndihmojnë në realizimin e një kontracepsioni efektiv dhe që kundërveprojnë efektin e mbajtjes së ujit. Përveç këtij aspekti, kontraceptivët oralë lehtësojnë problemet e dhimbjes premenstruale, mbajnë ciklin hormonal nën kontroll dhe rregullojnë periodat. Pilula krijon mundësi që femra të ketë perioda më të rregullta.