Femrat parapëlqejnë shokun, se sa, të saponjohurin

Hulumtimi amerikan ka treguar se femrat mund të bëjnë seks të rastësishëm më lehtë më një shok-mik se sa me një mashkull të cilin sapo e kanë njohur dhe atë për shkak të besimit dhe shoqërisë së krijuar.

60 përqind e femrave të anketuara kanë deklaruar se së paku njëherë kanë patur marrëdhënie seksuale me një shok-mik.

Arsyeja sipas tyre është besimi reciprok që krijojnë gjatë shoqërimit, ndërsa 80 përqind e tyre janë shprehur se seksi për një natë shpesh herë kthehet në një ritual më të shpeshtë e cila mund të zgjas me vite.
?Mirëpo, meshkujt nuk ndajnë të njëjtin mendim me femrat. Vetëm 3 përqind e meshkujve të anketuar kanë pranuar se më lehtë është të kryej marrëdhënie seksuale me një shoqe-mike se me një vajzë që sapo e ka njohur.

Problemi është, thonë hulumtuesit se 60 përqind e femrave thonë po, ndërsa vetëm 3 përqind e meshkujve janë dakord. Ka një disproporcion të madh ndërmjet të dy gjinive. Cilët janë gënjeshtarët?. Meshkujt thonë hulumtuesit amerikan. /yllpress/

KËSHILLA TË NGJASHME