Home Modë & Estetikë Femrat që duan të mbajnë fytyrën të bukur duhet ushqehen me kivi...

Femrat që duan të mbajnë fytyrën të bukur duhet ushqehen me kivi

Të gjitha femrat kërkojnë të duken të reja edhe…

pse mbi kurriz kanë shumë vite. Në ndihmë të tyre vjen një zbulim se kivi zhduk vitet nga fytyra.

Në sajë të dozës së lartë të vitaminave C dhe E, që përshpejtojnë krijimin e kolagjenit dhe hidratimin natyral të lëkurës, kivi është ”eliksir” i pabesueshëm në luftën kundër rrudhave. Ky është rezultati që doli nga një studim britanik.

Për shkak të kësaj, si preventivë dhe për reduktimin e treguesve më të dukshëm të viteve, por edhe forcimin e sistemit imunitar, rekomandohet konsumimi i rregullt i kivit, që ka vetëm 45 kalori. Përveç vitaminave C dhe E, përmban edhe fibra bimore, kalium, bakër, magnez dhe mangan.

Kivi është i pasur edhe me acid askorbik, që neutralizon bakteret dhe mbledh poret. Nëse keni filluar të hani kivi kundër rrudhave, efektin mund ta forconi me maskë: bëni kremin nga një kivi dhe pak kos. Aplikoni në fytyrë një shtresë të trashë, lëreni të veprojë shkurt, dhe më pas shpëlajeni mirë me ujë të bollshëm.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...