Home Këshilla Seksuale Femrat që dyshojnë në tradhti zakonisht kanë të drejtë

Femrat që dyshojnë në tradhti zakonisht kanë të drejtë

Se statistikat nuk kanë mëshirë e vërteton edhe hulumtimi më i fundit, i cili tregon se 32% e njerëzve janë në lidhje me partner të gabuar, se meshkujt e qëllojnë tradhtinë te femrat në 50% të rasteve, por se edhe femrat gjithashtu kanë intuitë larg më të zhvilluar sesa meshkujt kur në pyetje është tradhtia e bashkëshortit.

Nëse femra dyshon se po e tradhton mashkulli, në 85% të rasteve ka të drejtë.

E gjithë kjo saktësi vjen si rezultat i një hulumtimi nga studiuesit australianë për statistika, të udhëhequr nga Xhon Krauçer.

Pothuajse 68% e meshkujve mendojnë se parapa secilës lidhje të një femre për kafe në fakt fshihet thirrja për seks, përderisa 11% e tyre e kanë ndërprerë lidhjen pasi nuk mund ta duronin macen në shtëpinë e të dashurës.

Sikur të dinin dikur atë që dinë tani, rreth 70% e femrave kurrë nuk do të martoheshin me partnerin e tashëm, përderisa 39% e njerëzve mendojnë se e kanë martuar shpirtin binjak. Kur femrat dëshirojnë të tërheqin vëmendjen e ndryshojnë drejtimin e flokëve, i kryqëzojnë këmbët dhe majën e gotës e ledhatojnë me gishtërinj.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...