Femrat të fiksuara pas takave

kepucetFemrat preferojnë të veshin taka të larta, qoftë të holla apo ortopedike. Takat të zgjasin dhe të zbukurojnë imazhin . Takat e larta mbushin plot 500 vjet. Ato janë arma më e mirë e joshjes që përdorin femrat e çdo moshe dhe klase shoqërore. Këtë e dinte shumë mirë edhe i madhi Da Vinçi kur realizoi kryeveprën e tij madhështore, në qendër të së cilës qëndronte një personazh femëror shumë interesant, buzëqeshja e së cilës qëndroi enigmatike për shekuj të tërë. Sipas të dhënave studimore, mjeshtri i veshi Mona Lizës një palë këpucë me taka të larta, për t‘i dhuruar pamjes së saj më shumë hijeshi dhe sensualitet.

Sot takat gjithmonë e më të larta janë të gjindshme në gardërobën e çdo femre. Edhe pse është vështirë të ecësh me to, nuk ka artiste që nuk ka provuar ndonjëherë modelet më të fundit që ofrohen nga Christian Louboutin ose YSL.

Femrat preferojnë gjatësinë 12 cm e lart (kur arrin kjo lartësi është e këshillueshme të vishen sandale ortopedike, me të cilat mban lehtësisht ekuilibrin). Nga ana tjetër, nuk ka mashkull mbi këtë tokë të mos pranojë se femrat që veshin taka të larta iu duken me të vërtetë shumë seksi.