Home Shëndetësi Femrat vuajnë nga çrregullimet e gjumit 40% më shumë se meshkujt

Femrat vuajnë nga çrregullimet e gjumit 40% më shumë se meshkujt

Akoma është e paqartë arsyeja se pse çrregullimet e gjumit raportohen më shumë te femrat se te meshkujt.

Këto çrregullime prekin të gjitha gjinitë dhe racat njerëzore, duke dëmtuar shëndetin psiko-fizik të njerëzve. Gjumi kontrollon kujtesën, ndikon në ëndrrat, frymëzimet dhe përgjigjet tona emocionale.

Një studim i fundit në SHBA ka shpjeguar se shtatzënia ndikon në procesin e fjetjes për shkak të ndryshimit të nivelit hormonal që i ndodh gruas përgjatë nëntë muajve.

Si rezultat, shtatzënia mund të rrisë ose të ndikojë në uljen e orëve të gjumit, çka sjell dhe rrezikun e prekjes së disa grave nga çrregullimet e gjumit që pasohen edhe pas periudhës së shtatzënisë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...