Femrave më së shpeshti u dhembin gjunjët, meshkujve shpina

Te femrat dhembjet më së shpeshti zhvillohen në bërryla dhe gjunjë, ndërsa te meshkujt në kërdhokulla dhe shpinë.

Mirëpo, vetëm për atë shkak që gjendjen shpesh (nuk do të thotë që është e pashmangshme) nuk mund ta pengoni apo të bëni diçka që ta kontrolloni

Ekzistojnë disa lloje nyjash, ata nga ana anatomike dallojnë, mirëpo kanë funksion të ngjashëm, sepse lidhin një kockë me tjetrën dhe i japin njeriut aftësi që të anohet dhe të lëvizë.

Në nyja gjenden ligamentet dhe kërcet. Ato kanë funksionin që të zbusin fërkimet e kockës me kockën me rastin e lëvizjes së nyjave.

Osteoartriti shfaqet kur trupi fillon të humbë atë ind, mirëpo ka shumë faktorë të cilët ndikojnë në atë humbje.

Plakja: Faktori i parë është plakja. Duke u plakur ne, kërci tëhollohet. Me kalimin e kohës mund të pëlcasë dhe shfaqet edhe erozioni.

Lëndimet e mëhershme: Faktorët të cilët e përshpejtojnë erozionin mund të jenë lëndimet në moshën e rinisë, mirëpo edhe te personat të cilët nuk kanë pasur kurrfarë lëndimesh shfaqet erozioni.

Inflamacionet: Lëndimet e vogla ndikojnë në biokiminë e nyjave tuaja, sepse gjatë kohës së inflamacionit lirohen kimikatet të cila janë destruktive për kërcet.

Humbja e masës muskulore. Duke u plakur personat, natyrshëm, humbin masën muskulore. Nëse nuk bëni ushtrime që ta mbroni, në vend të muskujve, nyjat në vete do të marrin peshën e jetës së përditshme dhe kjo çon deri në dëmtimin më të madh në to.

Mbipesha: Sa më të madhe që detyrohen të bartin peshë nyjat, më shpejt dëmtohen. Kjo posaçërisht ka të bëjë me gjunjët. Problemi është që kërcja e cila është e humbur, nuk mund të kthehet, mund të reagoni vetëm me kohë dhe të parandaloni përkeqësimin e mëtejshëm dhe të zvogëloni dhembjen, nëse tashmë ekziston.

Këshilla:

Për fillim, kthehuni në peshë të shëndetshme. Kjo është më e rëndësishme që të ruani nyjat tuaja. Kërkoni ushtrime të cilat do të forcojnë muskujt përreth nyjave të cilat ju dhembin. Lëvizje e vogël do të thotë më shumë shtangie në nyja, prandaj ngrihuni dhe lëvizni.

Mësoni përkufizimet tuaja. Disa aktivitete thjesht janë shumë të mundimshme për nyjat tuaja, prandaj mos hezitoni të kërkoni ndihmë. Zgjedhja e drejtë e ushqimit është e dobishme.

Qëndrimi i trupit duhet të jetë vertikal. Kërrusja nuk është e mirë për nyjat tuaja. Qëndrimi i drejtë i lehtëson muskujt dhe nyjat. Gjithmonë bartni mbrojtës kur merreni me aktivitete me rrezik të lartë.