Home Këshilla të ndryshme Femrave më së shumti u pëlqejnë këta meshkuj

Femrave më së shumti u pëlqejnë këta meshkuj

Femrave iu pëlqejnë me të vërtetë meshkujt me pamje të errët, të nervozuar të cilët janë të tërbuar, ose të rrezikshëm, thuhet sipas një studimi.

Prej Xhejms Bondit e deri tek personazhet e tjera mashkullore që shfaqin meshkujt e rrezikshëm, femrat tërhiqen shumë nga karakteristikat e tyre të fytyrës, thonë psikologët.

Meshkujt që kanë tipare të fytyrës që i bëjnë ata të duken të rrezikshëm dhe të errët, pëlqehen më shumë nga femrat, thuhet sipas studimit të publikuar në revistën ‘Evolucioni dhe Sjellja Njerëzore’, transmeton Gazeta Express.

Dhe femrat të cilat dëshirojnë të krijojnë jetë me një mashkull, të bëjnë fëmijë me të, parapëlqejnë që mashkulli i tyre të jetë i këtillë, për shkak se kjo për to paraqet gjene të forta dhe gjendje të fortë mentale.

Ekspertët nga Universiteti i Liverpulit treguan se 2,300 femra pjesëmarrëse në studimin e tyre thanë se i pëlqejnë më shumë meshkujt e tillë. /Gazeta Express

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin. Por ka edhe ushqime që do të kenë efektin e kundërt. Mos harroni karbohidratet Ushqyerja që përfshin nxjerrjen e karbohidrateve mund të prishë ekuilibrin kimik të trupit dhe kështu të parandalojë gjumin e mirë. Në vend që t’i eliminoni...