Home Këshilla të ndryshme Fiku ka disa veti të mrekullueshme për shëndetin

Fiku ka disa veti të mrekullueshme për shëndetin

Fiku ka disa veti të mrekullueshme për shëndetinFiku është padiskutim një prej pemëve më të vjetra në botë dhe ngrënia e tij ka disa veti për shëndetin.

Fiku është i pasur me proteina, sheqer, fosfor, kalcium, vitaminë A, B dhe C, duke u cilësuar si një frut ideal kundër lodhjes.Fiqtë janë të njohur edhe për vetitë laksative, në rast të problemeve me kapsllëkun.

Për këtë përdorim merrni dhjetë kokrra fiq dhe futini në një enë me një litër ujë, duke i lënë ashtu gjatë gjithë natës.

Në mëngjes herët pini lëngun dhe hani disa nga kokrrat e ndënjura në ujë.Kjo mënyrë është shumë efikase jo vetëm për të rriturit por edhe për fëmijët.

Fiqtë mund të përdoren edhe për të luftuar infeksione të ndryshme si të ftohtit dhe dhimbjet e fytit.

Në këto raste 10 fiq duhen futur në një litër qumësht të nxehtë, dhe më tej pasi të jenë lënë për 15 minuta, piheni qumështin dhe hani disa kokrra fiq.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

99 Emrat e Bukur të Allahut

1. ER RAHMAN (I Gjithëmëshirshmi); 2. ER RAHIM (Mëshirëploti). “Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëplotit!” Fusilet, 2. 3. EL MELIK (Sunduesi); 4. EL KUDUS ( i Pastërti); 5. ES SELAM (Paqedhënësi); 6. EL MUMIN (Siguruesi); 7. EL MUHEJMIN (Mbizotëruesi); 8. EL AZIZ (Fuqiploti); 9. EL XHEBAR (i Gjithëfuqishmi); 10. EL MUTEKEBIR (I Madhërishmi). “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, Sundues i përgjithshëm, i Pastër (prej të metave që...