Home Shëndetësi Filloi testimi i vaksinës që shkatërron qelizat e kancerit!

Filloi testimi i vaksinës që shkatërron qelizat e kancerit!

Në Britani të Madhe filloi testimi i vaksinës së zbuluar kohë më parë. Kjo do të duhet të shfrytëzohet kur tretmanet tjera do të tregoheshin të pasuksesshëm.
Filloi testimi i vaksinës që shkatërron qelizat e kancerit!

Pra, tashmë testi i parë në njerëz ka filluar dhe kjo u krye në spitalin e Londrës. Njëjtë edhe sikur te vaksinat normale, ky veprim ndikon në rritjen e aktivitetit të sistemit imunitar në trup, i cili sulmon dhe shkatërron të gjitha kërcënimet konkrete, në këtë rast qelizat kancerogjene, transmeton “Zëri.info”.

Pra, testi i imunoterapisë do të shqyrtojë nëse një vaksinë, bazuar në fragmente të një proteine të rëndësishme të kancerit, është efektive në stimulimin e sistemit imunitar të trupit, për të shkatërruar qelizat e sëmura.

Shkencëtarët shpresojnë që me këtë metodë mund të nxisin trupin të zhvillojë antitrupa specifike do të ndihmonin dukshëm në luftën kundër kancerit. Në mënyrë që vaksina të aktivizohet, është i nevojshëm “ndezëzi” i reaksionit, në këtë rast doza të vogla të kimioterapisë.

Shkencëtarët besojnë që ky ilaç do të tregohet efikas, dhe thanë se janë duke testuar ndikimin e tij në pacientë që u janë diagonstifikuar metastaza dhe shumë forma të kancerit terminal.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...