Home Këshilla Seksuale Flirtoni 24 orë brenda ditës

Flirtoni 24 orë brenda ditës

Disa njerëz flirtin e kanë në gjak dhe lehtë tërheqin gjininë e kundërt, përderisa për të tjerët krijimi i një kontakti të suksesshëm has në shumë pengesa.

Ju sjellim disa këshilla se si të depërtoni deri tek bërja për vete e partnerit të ardhshëm.

Rregullat e flirtit

Buzëqeshja

Asnjë mashkull nuk dëshiron t’i afrohet një femre, e cila është e mrrolur, prandaj nëse mëtoni ta pushtoni dikë, drejtojuni me humor të mirë dhe buzëqeshje të këndshme. Pos kësaj, kjo do t’ju ndihmojë që të dyve, ngase do të ndiheni më mirë.

 

Prekja spontane

Prekja është shumë e rëndësishme: prekini shpinën ngadalë, teksa po kaloni rreth tavolinës së punës apo gjatë një bisede noshalante e prekni me dorë. Natyrisht, mos e teproni. Nuk do duhej ta bënit shpesh.

 

Shakatë e lezetshme

Le të jenë të moçme, nganjëherë ndezin: luteni ta shikojë celularin tuaj, i thoni se është shumë i mirë, vetëm se i mungon numri i saj i celularit.

 

Shushuritni diçka në vesh

Nëse jeni diku ku muzika është e zëshme dhe të gjithë bërtasin, ofrohuni afër dhe shushuriti diçka në vesh: kjo është mënyrë e shkëlqyeshme për t’ju afruar shumë afër. Kjo vlen nëse ndodheni në ndonjë diskotekë apo në ambient me shumë zhurmë, nuk do të ishte e sjellshme që një gjë të tillë ta bëni aty ku ka pak njerëz.

 

Mos u zbuloni shumë

Po, jini ajo që jeni, por mos e bëni të njëjtën natë që t’i tregoni si ishte ish i dashuri juaj, pse jeni ndarë apo si keni dalë së bashku.

 

Pushtojeni me sinqeritet

Nganjëherë e vërteta dhe sinqeriteti janë aleati më i mirë për një lidhje të këndshme dashurore.

Shikojeni në sy

Dhe mbajeni shikimin në sy e jo në dekoltenë e saj, ngase kjo e lëndon dhe ju refuzon. Shikimi drejt në sy nganjëherë flet më shumë se sa vetë fjalët, prandaj le të jetë shikimi juaj ai që do ta pushtojë.

 

Dëgjojeni çfarë flet

Kur femrat janë nervoze, shpesh belbëzojnë, e ju tregohuni i sjellshëm, duke treguar interesimin rreth asaj që ajo flet. Shtroni pyetje rreth punës së saj, si e kalon kohën e lirë, çfarë filmash shikon…

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

99 Emrat e Bukur të Allahut

1. ER RAHMAN (I Gjithëmëshirshmi); 2. ER RAHIM (Mëshirëploti). “Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëplotit!” Fusilet, 2. 3. EL MELIK (Sunduesi); 4. EL KUDUS ( i Pastërti); 5. ES SELAM (Paqedhënësi); 6. EL MUMIN (Siguruesi); 7. EL MUHEJMIN (Mbizotëruesi); 8. EL AZIZ (Fuqiploti); 9. EL XHEBAR (i Gjithëfuqishmi); 10. EL MUTEKEBIR (I Madhërishmi). “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, Sundues i përgjithshëm, i Pastër (prej të metave që...