Dëshironi të keni flokë të bukur, të shëndetshëm dhe me një shkëlqim të cilin do t’jua kenë zili të gjithë? Keni provuar t’i trajtoni ato me maska natyrale të cilat kanë rezultuar mjaft të efktshme? Atëherë, kësaj radhe kemi menduar t’ju sugjerojmë t’i trajtoni ato me maske me rum e të kuq vezë. Mos harroni që nëse keni flokë të gjatë duhet të shtoni në sasi të kuqin e vezëve dhe rumin.
Përbërësit; për flokë të shkurter
1 të kuq veze
1 gjysëm gote rum
Kjo recetë është e sugjeruar nga Mathilde Thomas e cila merret me kujdesin ndaj lëkures dhe të flokëve. “Mamaja ime më ka mësuar që flokët e shëndetshëm dhe me shkëlqim janë detaji kryesor që ju të keni një pamje të realizuar në perfeksion. Edhe në qoftëse flokët e mi kanë një pamje të vobektë, të zakonshme, të lodhur nga rutina ditore une i trajtoj ato me maskat që përgatis vetë në shtëpi. Maska me rum dhe vezë është ajo që perdori më shumë,” tha Mathilde.
Përgatitja; hidhni në një tas të kuqin e vezës dhe rumin, përzieni mirë dhe vendoseni masen e përgatitur më parë në skalpin e kokës. Kjo maskë do të forcojë më shumë rrënjen e flokëve dhe do t’i bëjë ato edhe më të fortë, e më rezistent ndaj këputjes.
KËSHILLA TË NGJASHME