Home Këshilla të ndryshme Flokët e kuqe dhe melanoma

Flokët e kuqe dhe melanoma

Flokët e kuqe dhe melanomaPigmenti përgjegjës për ngjyrën e kuqe të flokëve në studimin e ri të shkencëtarëve amerikanë është lidhur me rrezik më të madh nga forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës.

Revista profesionale ‘BioEssays’ shton sesi rreziku nga melanoma te personat me flokë të kuqe është më i madh, madje edhe në pjesët e tyre të trupit, të cilat nuk janë të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit.

Hulumtuesit nga ‘Massachusetts General Hospital’ në Boston kanë pohuar sesi vendimtar është roli i pigmentit për flokë të kuqe, me emrin feomelaninë. Feomelanina sjell deri te rritja e rrezikut nga melanoma duke e rritur ndjeshmërinë e qelizave ndaj dëmtimit të ADN-së.

Sipas shkencëtarëve, kjo punë mund të rezultojë me zhvillimin e metodave me qëllim të parandalimit të melanomës. Më parë, lidhja ndërmjet këtij pigmenti dhe melanomës është zbuluar vetëm në kafshët laboratorike.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...