
Flokët e yndyrshme janë problemi numër një për çdo femër. Nëse keni dëshirë të keni flokë të shëndetshëm dhe jo që bëhen direkt me yndyrë.
Merrni disa pika lëng limoni dhe i përzieni me një gotë kos natyral me 0% yndyrna.
E përzieni masën, dhe e aplikoni vetëm mbi rrënjën e flokut. E mbani për 15 minuta. Pastaj e lani kokën si zakonisht me shampo dhe me krem.
Këtë maskë duhet ta përdoni çdo tre ditë për 4 javë rresht.