Home Këshilla të ndryshme Forconi sistemin imunitar me erëza

Forconi sistemin imunitar me erëza

Forconi sistemin imunitar me erëzaTani që temperaturat po bien do të fillojnë të shfaqen viruse të ndryshme. Prandaj është e rëndësishme që sistemi juaj imunitar të jetë i përgatitur për t’i luftuar ato. Këto janë disa erëza që do t’ju ndihmojnë:

Kanella– ka përbërës që mundëson atë për të ulur sheqerin në gjak, kolesterolin egzistues si dhe parandalon rritjen e kolesterolit.

Spec i kuq– ul presionin e gjakut dhe ka është edhe i njohur për të ndaluar sulmin në zemër!
Piper i zi– është i mirë për tretjen, ndihmon lëvizjen e ushqimit përgjatë zorrës së trashë me një ritëm të mirë.
Curry– përdoret në Indi për të kontrolluar diabetin, parandaluar ose trajtuar sëmundjet e zemrës, infeksionin, humbjen e kujtesës dhe inflamacionin.

Rigoni– vret bakteret që shkakton helmim nga ushqimi, pastron zorrët nga bakteret, shëron ulcerat, zbut acarimin e zorrëve dhe ndihmon në tretje.

Majdanozi– përmban një antioksidantin e quajtur apigenin, i cili ndihmon antioksidantët e tjerë të punojnë më mirë. Majdanozi mund të reduktojë presionin e lartë të gjakut, është një agjent natyror për të luftuar kancerin, sëmundjet e zemrës dhe diabetin e tipit 2.

Timoli– kur aplikohet në lëkurë ose mukozë të gojës, vret mikrobet. Është e mirë për qetësimin e kollit. Ndihmon për për të parandaluar prishjen e dhëmbëve dhe infeksionet.
Minti– relakson zorrët dhe trajton sindromën e zorrëve të shqetësuara
Xhinxheri– është mbreti i të gjitha ilaçeve natyrore, ndihmon tretjen e ushqimit, lufton të vjellat, rregullon problemet e stomakut dhe lehtëson fryrjen dhe lirimin e gazrave.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin...