Home Këshilla të ndryshme Formula e duhur për ta shkrirë dhjamin përreth stomakut

Formula e duhur për ta shkrirë dhjamin përreth stomakut

Nëse kërkoni mënyrën më të mirë për ta larguar dhjamin nga beli, provoni me ushtrime intervale. Kërkohet pak vëmendje, kombinim dhe shumë djersitje.

Vrapimi, vallëzimi, ushtrimet për stomak… janë vetëm disa nga mënyrat me të cilat mund të pakësoni shtresat dhjamore në stomakun tuaj, por nëse po gjurmoni për një mënyrë me efikase, atëherë provoni me ushtrimet intervale.

Mos u brengosni, në të njëjtin moment që keni filluar nuk do të keni formën e një pjesëmarrëseje që shfaqet në Olimpiada – mund të filloni me një ritëm të lehtë dhe me kohë të përparoni deri tek ushtrimet më serioze me të cilat në masë të madhe do ta për dorni kapacitetin tuaj. Nutricisti dhe eksperti për humbje në peshë dr. Erik Berg thekson se një formë e tillë e fituesit mundet ta shtojë nivelin e rritjes së hormoneve, besoni apo jo për 450% (këtu bëhet fjalë për hormonin, i cili në mënyrë efikase shkrin shtresat dhjamore dhe ndërton muskujt). Koncepti i ushtrimeve intervale bazohet në ndryshimin e kohës së ushtrimeve.

Qëllimi është që të rriten apo të përshpejtohen të rrahurat e zemrës e më pas të pushoni. Pra, ushtrimet intervale janë lloj i ushtrimeve ku ndryshohet periudha kohore e ushtrimeve. Nëse deri më tani keni pasur një jetë të mërzitshme, duke qëndrua ulur dhe duke shmangur ushtrimet apo çdo lloj tjetër të aktiviteteve sportive, nutricisti Berg këshillon që të niseni lehtë dhe ngadalë, ndërsa që ushtrimet intensive t’i lini për kohën kur të fitoni qëndrueshmëri.

Detyrimisht kyçni vallëzimin dhe kërcimet në të cilat marrin pjesë të gjitha pjesët e trupit e jo vetëm një ushtrim me të cilin angazhohen vetëm disa pjesë të caktuara të trupit. Qëllimi është të përdorni grupe të muskujve për ta stimuluar hormonin për shkrirje të shtresave dhjamore përreth stomakut.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Sallata marule, aleatja më e mirë për t’u dobësuar, lehtësuar stresin dhe për të fjetur 8 orë rresht

Është mbretëresha e sallatave, por është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i ushqyesve dhe ofron përfitime të shumta shëndetësore: kjo është arsyeja pse sallata marule nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj. Pavarësisht se konsumohet shpesh për dietë, sallata marule është në të vërtetë një ushqim me veti të shumta terapeutike. Sallata marule është në dispozicion gjatë gjithë vitit, me...