Home Këshilla për Prindër Foshnjat mësojnë të flasin që në muajin e katërt

Foshnjat mësojnë të flasin që në muajin e katërt

Deri më tash linguistët kanë menduar se aftësia e të folurit te fëmijët fillon të zhvillohet nga muaji i 18-të i jetës. Mirëpo një hulumtim më i ri i Institutit “Max Planck” nga Leipzigu ka treguar se foshnjat shumë më herët fillojnë të përvetësojnë rregullat e ndonjë gjuhe.

Shkencëtarët i kanë lëshuar fjalë italiane fëmijës katërmujor gjerman, ndërsa me anë të EEG-së është vërejtur se foshnja pas 15 minutash ka mbajtur mend fjalinë dhe ka filluar të reagojë.

Deri më tani linguistët kanë pohuar se aftësitë njohëse te fëmijët zhvillohen pas muajit të 18-të, mirëpo ky hulumtim ka treguar se diçka e tillë ndodh dukshëm më herët.

Autorët e studimit thonë se në moshën katërmujore nuk mund të regjistrohen gabimet në përmbajtje, mirëpo është vërtetuar se fëmija reagon në raste të gabimit në shqiptim

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...