Kompania “FujiFilm” do të fillojë në qershor me shitjen e një fotoaparati digjital, i cili është i qëndrueshëm në ujë, në goditje, është i padepërtueshëm nga pluhuri dhe rëra, si dhe punon edhe në temperaturat nën zero.
Përkundër përparimeve teknologjike, përparësia më e madhe e këtij fotoaparati është mu qëndrueshmëria e tij. Ai do të mund të punojë nën ujë, deri në një thellësi prej 5 metrash, do të mbijetojë rëniet nga lartësia prej 1.5 metrash dhe do të durojë temperaturat deri në minus 10 ºC.
Meqë çmimet dhe përfitimet nga shitjet e fotoaparateve janë në rënie e sipër, prodhuesit janë duke u munduar që të shpikin prodhime që do ta ngjallin interesimin e konsumatorëve të veçantë.
KËSHILLA TË NGJASHME