
Ushqimi me fruta dhe perime mund të ndihmojë që të dukemi jo vetëm më të shëndetshëm, por edhe mjaft seksi, pasi ngjyra e lëkurës është një shenjë dalluese e shëndetit që mund të tërheqë njerëzit drejt nesh.
Këtë e ka konfirmuar një ekip i studiuesve nga universitetet e Bristolit dhe St Andreus në Britani të Madhe i cili ka analizuar rezultatet e një testi, ku pjesëmarrësit iu nënshtruan, me anë të softuerit aftësisë së ngjyrës e lëkurës te disa modele mashkullore dhe femërore, për ta bërë atë të duket sa më e shëndetshme të jetë e mundur.
Sipas studiuesve, një aspekt i lëkurës që tregon ngjyra rozë e lehta është perceptuar nga njerëzit si një shenjë e shëndetit.
Dr. Ian Stephen tha se një lëkurë e cila është siç duhet e holluar me ujë, me gjak dhe oksigjen, sugjeron se ka një zemër dhe mushkëri të forta.
Ky është një demonstrim se si lëkura e duhanpirësve dhe njerëzve me diabet ose atyre me sëmundje kardiovaskulare, flet për furnizimin me më pak gjak nga enët e gjakut.
Ndërsa ngjyra e verdhë që kanë disa njerëz mund të shpjegohet me praninë e pigmente për shkak të lëndës së karotenit që është i pranishëm në disa fruta dhe perime.
Këto substanca kanë edhe funksionin e antioksidantëve, që i bën ato të dobishme dyfish për parandalimin e shumë sëmundjeve dhe për t’iu mbrojtur plakjes.
“Ne besonim se dielli është mënyra më e mirë për të përmirësuar ngjyrat e fytyrës sonë, por kërkimet tregojnë se një mënyrë jetese të shëndetshme me dietë të mirë mund të jenë më mirë”, pohon dr. Stephen.
“Mënyra e vetme natyrore me të cilën ne mund ta bëjë lëkurën tonë më të qartë dhe më të bukur, është ndjekja e një diete të shëndetshme të pasur me fruta dhe perime”, shtoi profesor David Perrett, në universitetin e St Andreus.