Home Këshilla të ndryshme Frutat e malit parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare

Frutat e malit parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare

Frutat e malit parandalojnë sëmundjet kardiovaskulareStudiuesit kanë identifikuar gjithmonë veti shëruese te frutat e malit, por tani një studim i ri i kryer nga një universitet i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshmoi se boronica dhe dredhëzat luajnë një rol jetik në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe atakun në zemër te gratë, transmeton “Zëri.info”.

Të dhënat treguan se gratë që plotësojnë dietën e tyre me fruta mali reduktojnë me mbi 30% problemet në zemër në krahasim me ato që konsumonin më pak.

Frutat e malit kanë sasi shumë të ulët kalorish dhe rekomandohen në shumë programe për dobësim. Ato kanë fuqi të madhe antioksidante dhe ofrojnë më shumë vitaminë C se agrumet. Hiperglicemia, qarkullimi i gjakut, bukuria e lëkurës, problemet me shikimin, përmirësohen me konsumimin e frutave të kuqe.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...