Home Këshilla të ndryshme Frutat - me të cilën dieta juaj do të ketë sukses

Frutat – me të cilën dieta juaj do të ketë sukses

Ritja e sheqerit në gjak pas shujtës dhe rënia e saj më pas krijon nervozizëm dhe nevojën për ushqime të grimcuara.

Autorët e dietës mendojnë se këtë mund ta arrini përmes limonit. A jeni në kërkim të detoksimit të trupit dhe dëshironi të humbni në peshë? A ju mundojnë ndryshimet e pakëndshme të disponimit, depresioni dhe sindroma paramenstruale?

Të gjitha mund t’i zgjidhni përmes limonit. Me ndihmën e lëngut të limonit ju ofrohet një plan më i shëndetshëm dhe më afatgjatë, thekson autorja e librit Teresa Çeng, ‘Dieta me limon’ (The Lemon Juice Diet).

Ajo thekson se limoni është burim i substancave ushqyese, është e lehtë ta përzieni në ushqim, ka indeks të ulët glikemik. Sasia e pakët e sheqerit në gjak krijon ndjenjën e të qenit të ngopur, por ky është vetëm fillimi i tregimit për limonin.

Ai do t’ju furnizojë me vitamina C që stimulon mëlçinë në shkrirjen e dhjamit. Lëngu i limonit do ta përforcojë sistemin imun dhe funksionet e trurit, do të luftojë kundër kolesterolit si dhe do ta përshpejtojë metabolizmin.

Plani konkret

Lëngu dhe lëvorja e limonit janë pajisja e duhur për krijimin apo vendosjen e një tretje normale, e cila njëherësh është edhe çështja kyçe për suksesin e një diete.

Dieta me limon fillon me detoksimin 24 orësh. Këtu përfshihet konsumimi i katër gotave limonadë dhe të konsumoni shumë ujë të filtruar me lëvore limoni. Po ashtu konsumoni shumë pemë, jogurt organik, arra, badem, fara, fasule, perime dhe mish peshku.

Dita 1 – Në lukthin e zbrazët konsumoni limonadë me ujë të filtruar. Gjatë ditës konsumoni gjashtë deri tetë gota ujë të filtruar për ta nxitur punën e sistemit tretës.

Dita 2 – Konsumoni pesë porcion pemë dhe perime për ta shtuar sasinë e vitaminave C, njëra ndër vitaminat më të rëndësishme për ta përshpejtuar metabolizmin.

Dita 3 – Me secilën shujtë konsumoni lëng limoni si dhe gjatë përgatitjes së gjellëve shtoni lëvoren e limonit. Kjo do të duhej ta parandalonte ndryshimin apo rritjen e sheqerit në gjak. Pra, konsumoni ushqim rregullisht, pa dallim të madh midis shujtave. Kënaquni në ushqimin e pasur me proteina.

Dita 4 – Sheqerin ta përdori në sasi sa më të vogla, duke shmangur ushqimet dhe pijet në të cilat ndodhet ai.

Dita 5 – Edhe pse vetëm 20 deri 25% e kalorive do të duhej të vinin prej dhjamit, mos konsumoni ushqime me sasi të pakta të dhjamit. Yndyrën do ta gjeni në badem, arra, fara. Trans-yndyrat janë të ndaluara.

Dita 6 – Konsumoni sa më tepër pemë dhe perime të freskëta. Shmangni karbohidratet dhe në këtë mënyrë do ta shmangni fryrjen e stomakut.

Dita 7 – Njihni ushqimin i cili irriton tretjen tuaj. Përkujdesuni që secilën kafshatë ta përtypni si më së miri, qëndroni ulur derisa konsumoni ushqimin.

Pijet alkoolike, kafeja, çokollata, pijet e gazuara, sheqeri nuk guxojnë të jenë pjesë e ushqimit tuaj. Mishin e kuq mund ta konsumoni në sasi shumë të vogla.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...