Home Ushqim Frutat organike që duhet t'i konsumoni

Frutat organike që duhet t’i konsumoni

Grupi i ekspertëve mjekësorë ka përpiluar një listë të frutave dhe perimeve që janë pasur me vitamina dhe me antioksidues, të cilët mund t’i zgjidhni për t’i konsumuar.

 

Pjeshka

Ky fryt i ëmbël dhe i shijshëm, është mjaft i pasur me vitamina C dhe me vitamina A, si dhe është mjaft i pasur edhe me fibra. Ajo ka një efekt pastrues për zorrët dhe është e lehtë në tretje, sidomos për të moshuarit. Ju mund t’ia qëroni lëkurën pjeshkës, duke e zhveshur kështu nga disa pesticide dhe duke larguar disa vlera ushqyese, por lëkura e saj është aq e hollë saqë pesticidet mund të depërtojnë sipër lëkurës gjithsesi.

Dredhëza

Me një shije të shijshme, dredhëza është e pasur me antioksidues, si dhe me vitamina A dhe vitamina C. Nuk përmbajnë sasi të lartë të kalorive dhe nuk është e nevojshme t’u hiqet lëkura.

 

Mollët

Lëkura e mollës është një thesar i ushqyesve të vlefshëm të vitaminës A dhe vitaminës C. Janë shumë të shëndetshme dhe ekspertët nuk ju sugjerojnë t’ia hiqni lëkurën, e në vend të heqjes së lëkurës, thjesht shpëlajeni për të shmangur ndotjen e saj.

 

Boronica

Sipas studimeve, boronica është fruti me një nivel më të lartë të antioksiduesve, krahasuar me frutat e tjera.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...