Home Këshilla të ndryshme Frutat vjeshtorë që e forcojnë organizmin

Frutat vjeshtorë që e forcojnë organizmin

Kungujt për ata që vuajnë nga diabeti

Pjesa e brendshme kungullit përmban përbërës të shumtë ushqyes dhe shërues. Pos sasisë së vogël të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave, aty janë edhe vitaminat A, B, C, acidi folik, kaliumi, fosfori, kalciumi, hekuri… Sa i përket vlerës energjike, ajo nuk është e lartë – në 100 gramë posedon vetëm 30 kalori. Kungulli është i dobishëm për ata që vuajnë nga mbipesha, ata që vuajnë nga diabeti dhe personat me probleme në lukth dhe zorrë të hollë.

Gështenja përmban tre herë më pak kalori se sa bademi dhe lajthia

Frutat e gështenjës janë burim i madh i kalciumit, hekurit dhe kaliumit. Fryti i freskët i gështenjës ka 170 kalori në 100 gramë dhe tre herë më pak kalori se sa që përmban lajthia, bademi apo arrat. Në mjekësinë popullore gështenja ju sugjerohet anemikëve dhe atyre që kanë probleme me tretjen.

Mollët për dietë dhe tretje të mirë të ushqimit

Mollët përmbajnë rreth 83 % ujë, përderisa vlera energjike është 58 kalori në 100 gramë. Mollët janë të pasura edhe me acide organike, ndërsa nga sheqernat glukozë, fruktozë, vitamina A, B dhe C. Zvogëlon absorbimin e kolesterolit dhe yndyrës në zorrë dhe dhuron ndjenjën e të qenit ngopur.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...