Home Shëndetësi Frymëmarrja me bark për një organizëm të shëndetshëm

Frymëmarrja me bark për një organizëm të shëndetshëm

Frymëmarrja me bark për një organizëm të shëndetshëmFrymëmarrja me bark konsiderohet si një mënyrë e shëndetshme për të marrë frymë për një organizëm të shëndetshëm.

Kjo është një frymëmarrje që realizohet duke kontraktuar diafragmën, një muskul i vendosur horizontalisht mes pjesës së kraharorit dhe frymëmarrja me barkstomakut (plaçkave të barkut, do të thonin të vjetrit). Ajri hyn në mushkëri dhe barku zmadhohet gjatë kësaj lloj frymëmarrjeje. Kjo frymëmarrje e thellë realizohet përmes zgjerimit të abdomenit (barkut) dhe jo me zgjerim kraharori.

Frymëmarrja me bark këshillohet shumë në joga dhe tai çi, si një mënyrë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut, por edhe për të qetësuar mendjen. Ndaj këshillohet që frymëmarrja të zhvendoset nga kraharori në pjesën e barkut.

Për ta mësuar këtë, vendosni duart mbi bark dhe nxirrni frymë. Pastaj merrni frymë duke fryrë barkun. Mbajtja e duarve mbi bark ju ndihmon, pasi stimulon trurin që ta zhvendosë atje frymëmarrjen. Kjo frymëmarrje mësohet më lehtë kur jeni shtrirë.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...