Fshehtësia për qerpikë të gjatë, ju nevojitet vetëm pambuku

1Qerpikët që duken thuajse janë fals, mund të jenë qerpikët tuaj me një fshehtësi të thjeshtë dhe të lirë.

Krejt çfarë ju nevojitet është një pjesë pambuku. Huda Katan e ka zbuluar këtë fshehtësi që ka çmendur botën, që mund të përfundojë për disa minuta. Me ndihmën e pambukut dhe maskarës mund të arrini efektin e qerpikëve artificialë e të mos keni kontakte me ngjitës të rrezikshëm (që me kalimin e kohës mund të shkatërrojë strukturën natyrale të qerpikëve), transmeton gazeta Kosova Sot.

Huda procesin e fillon me bazë të bardhë për maskarë, që mund ta anashkaloni nëse pëlqeni dukje më natyrale. Aplikoni një shtresë maskarë, e më pas me krehër të thjeshtë ose brushë kaloni nëpër pambuk, në mënyrë që në krehër të grumbullohen qimet. Me këtë krehër kaloni sipër qerpikëve derisa shtresa e parë e maskarës është ende e lagur, në mënyrë që fibrat të qëndrojnë në sytë tuaj. Pastaj aplikoni një shtresë maskarë, dhe përsëriteni aq herë sa është e nevojshme për të arritur efektin e dëshiruar. Huda, këtë dukje e ka arritur që të jetë gati për daljet natës, por në nivelin e përditshëm ne ju këshillojmë që këto fibra t’i aplikoni vetëm në këndet e jashtme të qerpikëve.