Home Këshilla të ndryshme Fshehtësitë e linjës vitale

Fshehtësitë e linjës vitale

Mosha 20+

 

Kompensoni vitaminën C

Gjithnjë e më shumë femrat vuajnë nga mbipesha, me gjithë faktin se në dekadën e tretë muskujt janë më të fortit, si dhe shkrirja e yndyrave dhe dhjamit funksionon për mrekulli. Mirëpo, ushqimi jo i rregullt dhe shprehitë e këqija (ushqimi i shpejtë, pijet e ëmbla, alkooli, ëmbëlsirat dhe pagjumësia). Problem paraqesin edhe daljet gjatë natës, zgjuarja vonë, me ç’rast tejkalohet kafjalli.

 

Mosha 30+

 

Sa më shumë proteina

Ndryshimet e vërteta të dukshme ndodhin pas moshës 30 vjeçe, kur femrat çdo vit shtojnë nga gjysmë kilogrami dhjam. Pasi jeni të okupuara me rritjen e fëmijëve dhe kryerjen e punëve të shtëpisë, për ushtrime trupore ju mbetet fare pak kohë. Shpesh bëhen nervoze dhe shërbehen me ëmbëlsira dhe ushqime të grimcuara, prandaj edhe fillojnë të shtojnë në peshë.

 

Mosha 40+

Në vijim ju shfaqim menynë ideale për këtë moshë, për ta shmangur ngadalësimin e metabolizmit dhe për të mos shtuar në peshë.

Kafjalli: kifle prej miellit integral, pak djathë dhe mjaltë dhe lëng prej xhenxhefilit.

Zamra: 1 mollë

Dreka: 1 patate të pjekur, 150 g mish peshku të tymosur.

Zamra: 100 g manaferra, jogurt.

Darka: supë me perime.

 

Mosha 50+

Ujë, ujë dhe përsëri ujë

Gjatë kësaj moshe zvogëlohet sekretimi i estrogjenit dhe qelizat e kanë vështirë të ripërtërihen. Problemi më i madh këtu është mungesa e lëngjeve, pasi që femrat nuk ndjejnë fare etjen, duke harruar konsumimin e ujit.

Shembulli i menysë ideale:

Kafjalli: 1 jogurt nga soja, 150 g perime të freskëta.

Zamra: 150 g rrush.

Dreka: makarona me perime, 60 g gjoks pule.

Zamra: 2 renda çokollatë.

Darka: 200 g sallatë të përzier nga domatja, speca, sallatë të gjelbër dhe pak djathë. Sallatën e përgatitni me uthull.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...