Home Këshilla të ndryshme Gabimet e bëra gjatë dobësimit

Gabimet e bëra gjatë dobësimit

Bëni ushtrime të ndryshme, konsumoni ushqime të shëndetshme dhe qëndroni larg karbohidrateve për të shpëtuar nga kilet e tepërta dhe qëndruar në formë.

Por ne bëjmë disa gabime ndërkohë që përpiqemi të ekuilibrojmë ushqimin dhe bëjmë ushtrime.

Në një shkrim të revistës “Forbes” janë publikuar gabimet të cilat konsiderohen si të vërteta rreth qëndrimit tuaj në formë:

Ushtrimet mund të heqin zakonin tim të kequshqyerjes: shumë persona besojnë në këtë gjë por nuk është e vërtetë. Ju duhet ta kontrolloni veten në ushqim. 80 % e pamjes suaj të jashtme lidhet me ushqyerjen. Prandaj bëni ca llogari kalorish dhe përpiquni të përcaktoni disa objektiva dobësimi.

Nuk mund të djeg yndyrat, vetëm muskujt më lodhen: krejt e kundërta ju mund të humbisni vetëm yndyra. Muskujt tuaj kanë marrë një formë të caktuar dhe ju nuk mund t’i lëvizni. Ekuilibroni ushqyerjen dhe përcaktoni zonat më problematike të trupit.

Femrat duhet të ushtrohen më shumë se meshkujt: femrat dhe meshkujt kanë të njëjtin konstrukt trupor. Por ekzistojnë ndryshimet hormonale dhe ato në fuqinë muskulare. Prandaj, kur bëni ushtrime meshkujt duhet të fokusohen mbi krahët, gjoksin dhe barkun.

Femrat duhet të ngrenë pesha më të ulëta se meshkujt: edhe kjo gojëdhënë është shumë e përhapur sepse femrat mendojnë se ngritja e peshave do t’i fryjë më tepër dhe shqetësohen për këtë fakt. Femrat nuk mund të arrijnë një zhvillim të jashtëzakonshëm të muskujve pa ndihmën e kimikateve sepse hormonet që janë për këtë punë janë në nivel të ulët tek femrat.

Para ushtrimeve duhet të tendoseni pak: shumë njerëz fillojnë të nxehen para ushtrimeve sepse kështu janë mësuar deri sot. Por lëvizjet e tendosura për nxehje para fillimit të ushtrimeve dobësojnë 30 % të muskujve dhe  rrisin rrezikun e dëmtimit. Prandaj para se të bëni ushtrime të rënda bëni pak ecje. Dhe lëvizjet nxehëse bëjini pas ushtrimeve.

Mund të shkrij vetëm yndyrat në një zone të trupit: për t’u dobësuar sa më shpejt ju keni nevojë për një dietë të rreptë, të bëni ushtrime shumë dhe të digjni sa më tepër kalori.

Mund të djeg aq yndyra sa mesatarja e rrahjeve të zemrës: sistemi i djegies së yndyrave në trup është shumë i ngatërruar. Ju i digjni yndyrat vetëm kur flini. Zhvillimi i ushtrimeve të shpeshta dhe jo lodhëse do t’ju ndihmonte të arrinit rezultate pozitive.

Unë djeg më shumë yndyra me stomakun bosh: kjo është e vërtetë nga ana teknike por trupi juaj nuk do të ushqehet në mëngjes. Dhe zhvillimi i ushtrimeve me stomakun bosh do të shkaktojë vetëm lodhjen dhe humbjen e muskujve.

Hani vetëm të bardhën e vezës, jo të kuqin: I kuqi i vezës është kritikuar padrejtësisht për shkak të kolesterolit. Por veza nuk ndikon në nivelin e kolesterolit tuaj nëse ju nuk e skuqni apo e konsumoni me pastërma, sallam etj. Një studim i realizuar nga Universiteti Connecticut tregoi se yndyra e të kuqit të vezës ndihmon në uljen e kolesterolit të dëmshëm. I kuqi i vezës përmban shumë vitamina, minerale dhe pak proteina.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Sallata marule, aleatja më e mirë për t’u dobësuar, lehtësuar stresin dhe për të fjetur 8 orë rresht

Është mbretëresha e sallatave, por është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i ushqyesve dhe ofron përfitime të shumta shëndetësore: kjo është arsyeja pse sallata marule nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj. Pavarësisht se konsumohet shpesh për dietë, sallata marule është në të vërtetë një ushqim me veti të shumta terapeutike. Sallata marule është në dispozicion gjatë gjithë vitit, me...