Home Modë & Estetikë Gabimi që bëni me shampon kundër zbokthit

Gabimi që bëni me shampon kundër zbokthit

Gabimi që bëni me shampon kundër zbokthitMë shumë se gjysma e popullsisë vuajnë nga probleme me zbokthin të paktën një herë në jetë, thonë studime. E pavarësisht se është një çështje e zakonshme, zbokthi vijon të krijojë shumë parehati tek njerëzit që e kanë atë.

Një dermatologe amerikane nga New York -u, shpjegon gabimin që bëjnë shumë prej njerëzve që duan ta luftojnë zbokthin, nëpërmjet shampove specifike.

Nëse përdorni një shampo kundër zbokthit, nuk mund të vazhdoni të përdorni balsamin e zakonshëm, shkruan tvklan. Mund të mendoni se po ndihmoni flokët tuaj që të duken më të shëndetshëm, por në mometin që shampo po e bën punën e saj, përdorimi i balsamit është i gabuar.

Studimet tregojnë se njerëzit që përdorin shampo kundër zbokthit dhe specifikisht ato me përmbajtje zinku dhe më pas përdorin balsam, rrisin me 50 përqind mundësinë për të shkatërruar efektin e shampos kundër zbokthit.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...