Gjakderdhja gjatë ciklit duhet të kurohen

Gjakderdhja gjatë ciklit duhet të kurohenMë shumë se 50 për qind e femrave në shtetet ballkanike kanë probleme me gjakderdhje të madhe gjatë cikleve. Shkaktari i këtij çrregullimi, i cili në mjekësi quhet menoragjia, mund të jetë teprica e estrogjeneve, miomi apo jobaraspesha hormonale.

Pasojat mund të jenë të tmerrshme, nga shqetësimet e zakonshme, e deri te lodhja dhe anemia. Ndërsa më së shpeshti paraqitet tek vajzat në adoleshencë, por edhe tek femrat që hyjnë në menopauzë.

Gjakderdhja menstruale që rrjedh përtej një apo më shumë tamponëve çdo orë dhe disa orë me radhë;
Domosdoshmëria e përdorimit të mbrojtjes së dyfishtë sanitare për ta kontrolluar gjakderdhjen menstruale;
Ndërrimi i tamponit gjatë natës;
Gjakderdhja menstruale që zgjat më shumë se shtatë ditë;
Gjakderdhja menstruale me pjesë më të mëdha të gjakut të mpiksur;
Gjakderdhje e rëndë që ju pengon në aktivitetet e përditshme;
Dhimbjet konstante si ngërçet në pjesën e poshtme të stomakut gjatë menstruacioneve (nuk paraqitet tek të gjitha);
Menstruacionet e çrregullta;
Lodhja, humbja e frymëmarrjes, marramendjet, anemia.

Diagnoza: Nëse ciklet e pengojnë jetën normale, duhet ta vizitoni gjinekologun. Po ashtu, do të duhej ta vizitoni mjekun nëse keni gjakderdhje të lehtë në mes dy cikleve, apo pas marrëdhënieve seksuale. Mjeku do t’ua kontrollojë mitrën dhe vezoret dhe do të kërkojë ta bëni papa-testin. Në shumicën e rasteve janë të detyrueshme edhe analizat e gjakut, për t’u konstatuar nëse ekziston çrregullim në punën e hormoneve apo anemia.

Kurimi:Ekzistojnë ilaçe, të cilat mund të zvogëlojnë humbjen e gjakut. Disa prej ilaçeve nuk e përdorin terapinë hormonale, derisa tek të tjerat në mesin e përbërëseve ka edhe progjesteron. Një ndihmë e madhe në kurim janë pilulat kontraceptive orale. Nëse asgjë nga të përmendurat nuk ndihmojnë, mund të kryeni operacion apo të vendosni spirale “Mirena”, e cila në masë të madhe i zvogëlon gjakderdhjet menstruale dhe e rregullon ciklin brenda tre muajve. Pas vënies së spirales gjakderdhjet menstruale janë minimale, por edhe anemia zhduket. Mirëpo, për të gjitha këto më së miri është të bisedoni me gjinekologun.

Pushoni: Ajo që vetë mund ta bëni është që të pushoni mjaft nëse menoragjia e pengon rregullin e zakonshëm. Do të ishte mirë të përcillni se sa tamponë harxhoni, në mënyrë që mjeku të ketë dijeni për sasinë e gjakut të humbur. Detyrimisht rregullisht ndërroni tamponët – së paku çdo katër orë. Po ashtu, shogni aspirinën, sepse e nxit qarkullimin e gjakut dhe pyeteni mjekun që t’u përshkruajë diçka tjetër për zbutjen e ngërçeve menstruale.