Gjaku artificial, prodhohen rruazat sintetike

Endrra e shkencetareve per te prodhuar gjak njerezor ne kushte artificiale, duket se eshte shume prane realizimit.

Studiuesit nga University of California Santa Barbara dhe University of Michigan kane arritur te prodhojne ne laborator qeliza mimane te cilat permbajne karakteristikat kryesore te gjakut njerezor pasi arrijne te transportojne oksigjenin.

Ky studim mund te pasohet nga zhvillime te rendesishme ne shkencen e mjekesise. Publikimi eshte bere ne revisten Proceedings of the National Academy of Science PNAS. Kerkuesit jane otimiste, pasi sipas tyre, funksionet kryesore te rruazave te kuqe jane transporti i oksigjenit ne te gjithe trupin dhe qelizat e reja sintetike e kane treguar kete aftesi deri ne masen 90 %.

Keto qeliza jane shume te ngjashme me rruazat e kuqe jo vetem ne forme por edhe ne funksionet qe kryejne. Ky zbulim eshte pasoje e punes dhjetra vjecare ku ne te shkuaren, shkencetare te ndryshem kane arritur rezultate te pjesshme.  /tch/