Gjashtë opsionet më të mira për kafjallin e shëndetshëm

Qulli i tërshërës me qumësht të skremuar dhe boronica të kuqe, smoothie nga pemët dhe perimet, si dhe omëleta nga të bardhët e vezëve,me domate dhe spinaq është lënda djegëse më e mirë për ta filluar ditën, thonë nutricionistët.

Kafjalli përmirëson shëndetin e përgjithshëm, forcon imunitetin, ndihmon në humbjen e kilogramëve të tepërt, vepron si preventivë nga diabeti, madje edhe redukton mundësinë e helmimit me materie nga mjedisi, tregojnë studimet shkencore.

Oz Garcia, nutricionist i njohur, i cili ka punuar planin e ushqimit për Hilary Swank dhe Naomi Campbell, evokon mëngjesin e obliguar. Mëngjesi i tij i preferuar është omëleta me perime, e cila bëhet nga dy të bardha vezëve,

një të kuq vezëve, spinaqi dhe domatet me një copë buke integral. Proteinat nga e bardha e vezëve mbajnë nivelet e qëndrueshme të sheqerit në gjak, çka parandalon sulmin e urisë dhe ngrënien e tepërt gjatë tërë ditës, ka zbuluar studimi i Universitetit Missouri. Për këtë

arsye omëleta nga proteinat është një nga mëngjeset më të mira që ekziston.

Drithërat ideale për ata që punojnë

Qumështi dhe tërshëra janë ideale për fillimin e ditës së lodhshme të ditës, shpjegon nutricionistja Cristina Rivera. Muskujve dhe trurit iu nevojitet “lëndë djegëse” për të punuar, ndërsa shkapërcimi i mëngjesit e forcon organizmin që të dekompozojë glikogjenin, energjinë e ruajtur në muskuj. Kjo është veçanërisht katastrofike për sportistët dhe njerëzit fizikisht aktivë.

Për Riveren qumështi me drithëra është mëngjes ideal, sepse përmban vitaminat B që i nevojiten trupit për prodhimin e energjisë dhe karbohidratet që zëvendësojnë glikogjenin

në muskuj. Për shije më të mirë qullit të tërshërës i shtohet kanella, pak boronica të thata dhe bajame të papërpunuara.

Tosti me bukë të zezë dhe gjalpë bajamesh

Autori i dietës Flexitariane, e cila bazohet në shumicën e ushqimit vegjetarian me shtimin e përkohshëm të mishit, Dawn Jackson Blatner, ditën e vet e fillon me tostin prej bukës së zezëme gjalpë bajamesh. – Buka e papërpunuar e zezë kamë shumë minerale se ajo e zakonshmja, ndërsa gjalpi i bajameve është burim i shëndetshëm i yndyrave proteinave, tha Blatner.

Kafjalli i tillë është i pasurme fibra, ndërsa pas tostit gjithsesi e hani mollën dhe pini kafen. Beson që sasitë e moderuara të kafes reduktojnë rrezikun nga shumë sëmundje

dhe dementia, ndërsa shumë studime shkencore dëshmojnë pohimin e tij. Gjalpi i bajameve mund të blihet në dyqanet e ushqimit të shëndetshëm, por edhe të përpunohet

nga bajamet e freskëta ose të pjekura.

Pemët e freskëta dhe gota e qumështit

Kafjalli duhet të jetë i obligueshëm për të gjithë, pohon nutricionisti dhe profesori i pediatrisë në Universitetin New York, Keith Ayoob. Ai ditën e vet e fillon me pemët e

freskëta sipas zgjedhjes, pastaj pi një gotë qumësht të zakonshëm me përqindje të vogël të yndyrave. Rreth një orë pas pemëve, ha shujtën me proteina nga vezët e ziera fortë dhe jogurti. Nëse ka dëshirë për diçka të ëmbël, Ayoob në vend të qumështit të zakonshëm pi

kakao.

– Nuk duhet të shmanget tërësisht ushqimi i ëmbël, por periodikisht të përmbushet nevoja, ndërsa koha më e mirë për konsumimin e kalorive të ëmbla është pikërisht

mëngjesi, tha Ayoob. Jogurti grek, arrat dhe bananet Jogurti grek, i cili zakonisht hahet

me pemët, është më i rëndë se i zakonshmi, ndërsa veçantia e tij është në ngopjen afatgjatë që e jep.Adhurues i tij imadh është trajneri profesional i sportit dhe nutricionisti Jay Cardiello, i cili në mënyrë të obligueshme e ha për kafjall. Ai i shton një grusht arra, një banane, kanellë, me çka fitohet burimi shtesë i acideve yndyrore omega 3.

Smoothie

Lëngu nga pemët ose perimet është bombë e vërtetë ushqyese, i cili është i pasurme antioksidantë, fibra dhe përbërës të tjerë të dobishëm. E adhuron edhe nutricionistja Kim

Snayder, klientët e së cilës janë Drew Barrymore dhe Channing Tatum. Rekomandon kombinimin e sallatës së gjelbër me spinaq, selino, dardhë, banane dhe limon.

– Kjo është një lëndë e pastër djegëse e cila na jep energji për tërë ditën, ndërsa na pasuronme vitamina, minerale, enzime, antioksidante dhe fibra. Meqenëse pemët dhe

perimet janë përzier në mikser, është shumë e lehtë për tretje, thekson Snayder.

KËSHILLA TË NGJASHME