Gjashtë pijet nga të cilat humbet peshë

Uji

Uji është pija më e thjeshtë, më natyrale dhe më e lirë, të cilën e adhuron trupi ynë. Hidratimi i organizmit e kthen energjinë dhe e bën lëkurën më elastike dhe më të shkëlqyeshme, ndërsa që një gotë ujë para shujtës e zvogëlon oreksin, ndërsa që ndihmon edhe nga mbi-konsumimi.

Kafeja

Kjo pije e shijshme është një antioksidues i shkëlqyeshëm që rezulton me shkrirjen e kalorive. Një apo dy filxhanë me kafe brenda ditës e pastrojnë organizmin nga helmet, përderisa lëkurës ia kthejnë shkëlqimin.

Çaji i gjelbër

Edhe çaji po ashtu është një pastrues i shkëlqyeshëm i organizmit. Ai e kthen energjinë, si dhe ndihmon në humbjen në peshë, duke përshpejtuar shkrirjen e dhjamit.

Kakao

Antioksiduesit nga kjo pije e shijshme na mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme, duke e mbrojtur ADN-në tonë nga radikalët e lirë, të cilët janë shkasi kryesor i plakjes.

Vera e zezë

Vera e zezë i mbron enët e gjakut, e zvogëlon kolesterolin dhe stresin, si dhe e furnizon organizmin deri me 40% më shumë me antioksidues se sa ka trupi i personave që nuk e konsumojnë verën. Vera e zezë mbron nga plakja e hershme, si dhe parandalon rritjen e qelizave dhjamore, që do të thotë se vera e zezë është një aleat për të gjithë ata që janë në dietë.

Qumështi

Qumështi ndihmon në parandalimin e mbipeshës te fëmijët, ndërsa që te të rriturit lehtëson humbjen në peshë, sidomos përreth belit. Prodhimet e qumështit që janë të pasura me kalcium ndikojnë në shkrirjen e dhjamit pas shujtës.