Home Shëndetësi Gjeneratat e sotme plaken më shpejt

Gjeneratat e sotme plaken më shpejt

Gjeneratat e sotme plaken më shpejtPersonat e sotëm, të rritur, janë aq jo të shëndetshëm saqë janë për 15 vjet më të “plakur” sesa që kanë qenë prindërit, gjyshet dhe gjyshërit e tyre, kur kanë qenë në moshën e tyre, theksojnë shkencëtarët.

“Gjenerata e sotme më e re i ekspozohet më shumë shtypjes së lartë të gjakut, diabetit dhe mbipeshës sesa gjeneratat e mëparshme”, thonë ekspertët holandezë, të cilët e kanë bërë një studim. Ata gjatë disa viteve i kanë studiuar 6 mijë persona të moshave të ndryshme dhe kanë vërtetuar që gjeneratat e reja kanë shëndet më të dobët ‘metabolik’.

“Do ta marr vetëm një shembull. Shikuar në përgjithësi, të rriturit e sotëm kanë probleme me mbipeshën në moshën 40-vjeçare, derisa më parë ai kufi ka qenë në moshën 55-vjeçare. Kjo tregon që ata në vitet e tyre janë më të ‘vjetër’ sesa gjeneratat e mëparshme për 15 vjet. Dhe ky nuk është shembulli i vetëm”, ka thënë eksperti holandez, Gerben Hylsege.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shafrani i Indisë, një bimë çudibërëse

Shafrani i Indisë po konsiderohet si një ilaç në mjekësi. Kjo bimë njihet mijëra vjet më parë në Indi, duke u përdorur përveçse si një erëz aromatike edhe si një bimë mjaft e efektive medicionale me përfitime të shumta shëndetësore. Përbërja shafranit nga kurikumi, ka bërë që shkencëtaret ta krahasojnë kurikumin me medikamente anti- inflamatore, por pa efekte anësore, sidomos për...