Home Këshilla të ndryshme Gjenet që shtojnë prirjen për kancer të mushkërive

Gjenet që shtojnë prirjen për kancer të mushkërive

Një ekip studiues ndërkombëtar kanë zbuluar dy variacione gjenetike të cilat shtojnë prirjen e individit në 60% për ta zhvilluar kancerin e mushkërive.

Po të njëjtët shkencëtarë në prill të këtij viti kishin identifikuar një gjen tjetër i cili e shtonte rrezikun për kancer të mushkërive, ndërkohë që ata pohojnë se zbulimet e fundit vlejnë njësoj si për duhanxhinjtë, po ashtu edhe për jo-duhanxhinjtë.

“Aktualisht jemi duke kërkuar dallimet e ADN-së të cilat të bëjë të prirë ose jo –të prirë për ta zhvilluar kancerin e mushkërive. Ideja kryesore është që të mundemi t’i identifikojmë gjenet të cilat mund të indikojnë paraqitjen e kancerit të mushkërive te njerëzit”, ka thënë Paul Brennan nga Agjencia Ndërkombëtare për Studimet ndaj Kancerit pranë OBSH-së.

Kanceri i mushkërive është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes si pasojë e kancerit te meshkujt, ndërsa i dyti te femrat. Sipas Shoqatës Amerikane për Kancer, afër 975.000 meshkuj dhe 376.000 femra, vdesin çdo vit nga kjo sëmundje. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...