Gjërat që duhet t’i keni për këtë verë

Byzylykët bohemë

“Ky set i byzylykëve ju ofron dukjen e përsosur të një vere hipike. I mbani të gjithë bashkë, ndaras ose kombinojini me gjërat tuaja të preferuara”.

– Sher Kulter, stiliste e Kejt Bosuorth, Siena Miller dhe Rouzi Hantington Uajtli.

Çanta leopard

“Çanta me model leopardi është aksesor i përsosur dhe është trend i kësaj vere. Kërkoni një çantë jo aq të shtrenjtë, sepse do ta përdorni vetëm për një sezon.

– Rob Zangardi dhe Mariel Han, stilistë të Rihanës, Rejçël Mekadams dhe Xhenifer Lopez

 Sandalet e theksuara

“Më pëlqejnë sandalet interesante. Detajet dhe strukturat e ndryshme, si të prerat dhe thekat, mund ta vënë në pah madje edhe një fustan të thjeshtë”.

– Basia Riçard, stiliste e selena Gomez, Viktoria Xhastis dhe Safron Borous

Stolitë e grumbulluara

“Ne preferojmë shtresimin e byzylykëve ose unazat e shumëfishta te Xheniferi – kjo gjë krijon një dukje rinore dhe argëtuese. Shtresat e qaforeve dhe byzylykëve janë të mrekullueshme, sepse shpesh vijnë në sete jo të shtrenjta”.

– Rob Zangardi dhe Mariel Han, stilistë të Rihanës, Rejçël Mekadams dhe Xhenifer Lopez

Çanta me ngjyrë të gjallë

“Një çantë dore me ngjyrë të guximshme e të gjallë i jep jetë edhe kombinimit më të thjeshtë të veshjes verore”.