Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna Gjërat më të çuditshme që i ndodhin grave gjatë shtatzanisë

Gjërat më të çuditshme që i ndodhin grave gjatë shtatzanisë

Periudha e shtatzanisë është më e bukura që mund t’i ndodhë një femre, por njëkohësisht edhe më e çuditshmja. Trupi i femrave është gjatë gjithë kohës në ndryshim të vazhdueshëm dhe së bashku me fizikun edhe ana emocionale.

Hormonet në periudhën e shtatëzanisë arrijnë kulmin, dhe kështu ndikojnë edhe në veprime apo edhe në jetën e femrave. Jeni kurizoë? Më poshtë do të zbuloni disa përjetime të çuditshme të femrave.

Problemet me kujtesën

Gratë shtatëzën janë gjithmonë e më tepër të hutuara. Asnjëherë mos i besoni gjëra të rëndësishme pasi gjasat janë që do i harrojnë. Hormonet e shumta mbingarkojnë edhe memorien e tyre. Mos u çudisni kur të gjeni brenda në frigorifer çantën apo edhe çorapet.

Parandjenjat

Fermat gjatë shtatëzanisë janë shumë të ndjeshme, dhe madje edhe ndjesitë e tyre janë të forta. Ato kanë aftësinë të parandjejnë diçka të keqe që mund të ndodhë dhe intuita e tyre është shumë e zhvilluar. Besojini gjërave që ju thonë.

Nuhatja

Një grua shtatëzën mund të ndjejë aroma të cilat njerëzit i kanë shumë të vështira ti nuhasin. Shqisat e tyre janë në kulmin e tyre, por nuhatja është ajo që mban rekordin.

Pëlqejnë apo urrejnë ushqime që nuk i dinin

Nepsi i madh që kanë gratë shtatëzën, i bën që ato të kërkojnë edhe ushqime të cilat më parë as nuk i kishin provuar, dhe mbi të gjitha t’i pëlqejnë. Por edhe e anasjellta, ushqimet e preferuara mund të kthehen në të padurueshme.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...