Home Shëndetësi Gjidhënia NUK është metodë e sigurt kontracepsioni

Gjidhënia NUK është metodë e sigurt kontracepsioni

Shumë nëna të reja besojnë se pas lindjes për aq kohë sa mungojnë menstruacionet, ato nuk mbesin shtatzënë.

Ovulacioni dhe menstruacionet kthehen kur hormonet e trupit tuaj rregullohen pas lindjes. Është e vështire të thuhet se kur saktësisht do të kthehen. Kjo varet po ashtu edhe nëse e ushqeni foshnjën me gji. Kthimi i menstruacioneve ndryshon shumë mes femrave, tek disa gra menstruacionet kthehen pas 6-8 javësh, ndërsa tek disa ato nuk kthehen derisa të ndërpresin gjidhënien.

Sidoqoftë, gratë që ushqejnë me gji kanë më pak gjasa të iu kthehen menstruacionet, por duhet të kihet kujdes se gjidhënia NUK është metodë e sigurt kontracepsioni, kështu që mund të mbeteni shtatzënë.

Ekzistojnë shumë metoda me anën e të cilave mund të pengohet shtatzënia e padëshiruar, por për të zgjedhur se cila metode është më e mira për një femër duhet biseduar me gjinekologun.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...