Home Këshilla të ndryshme Gjimnastikë e mëngjesit

Gjimnastikë e mëngjesit

Në mëngjes zgjoheni të lodhura, edhe pse keni fjetur 8 orë të plota? Që të ndjeheni më mirë dhe më të gatshme për obligimet ditore që ju presin, provoni që “t’i mbushni bateritë” me ndihmën e këtyre ushtrimeve.

Ushtrojini menjëherë pas ngritjes nga shtrati, afër dritares pak të hapur:

1. Uluni në dysheme me këmbë të kryqëzuara. Duart largojini pak nga trupi dhe shtrijini shuplakat në dysheme.

2. Duke e qitur dorën e djathtë, përkatësisht dorën e majtë në gjurin e kundërt, kthejeni pjesën e epërme të trupit në njërën anë, pastaj edhe në anën tjetër. Qëndroni nga disa sekonda në secilën nga këto pozita.

3. Edhe më tutje duke qëndruar ulur me këmbë të kryqëzuara, ngrite dorën dhe shtrijini shuplakat në zverk. Lakojeni pjesën e epërme të trupit në mënyrë alternative në anën e majtë pastaj edhe në anën e djathtë.

4. Pastaj përkuluni anash, në atë mënyrë që me bërryla të prekni dyshemenë. Drejtohuni dhe përsëriteni këtë ushtrim edhe në anën tjetër.

5. Vendosini duart në ije. Pastaj përkuluni anash derisa të me bërryl të dorës së djathtë të prekni në dysheme.

6. Nga pozita e mëparshme ngrite dorën e majtë lartë mbi kokë. Përsëriteni këtë ushtrim në të dyja anët.

/Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...