Home KURAN Namazi: Gjithçka rreth namazit Sunnete, Nafile dhe format e tjera

Namazi: Gjithçka rreth namazit Sunnete, Nafile dhe format e tjera

NAMAZET SUNNETE DHE NAFILE

الصلوات السنن و النوافل

Namaze sunnete konsiderohen ato namaze të cilat Pejgamberi s.a.w.s. i ka kryer vullnetarisht duke mos i patur obligim por vetëm që t’i afrohet sa më shumë Allahut të Lartësuar.

Namaze nafile janë ato namaze të cilat muslimani i kryen vullnetarisht duke mos i pasur obligim, por i kryen për respekt të Allahut të Madhëruar.

Në namazet nafile përfshihen të gjitha llojet e namazeve që nuk janë të obliguara për t’u zbatuar. Në këtë grup hyjnë edhe namazet sunnete, mirëpo, namazet sunnete kanë më shumë sevab se sa namazet nafile.

Norma e namazeve nafile

Muslimanit i rekomandohet që t’i zbatojë namazet nafile dhe po qe se i zbaton ka shpërblimin e Allahut xh.sh., e nëse nuk i zbaton nuk ndëshkohet nga Ai.

Namazet sunnete dhe llojet e tyre

Namazet sunnete ndahen në dy lloje:

1. Sunnetet e radhitura

السُّنَنُ الرَّوَاتِبُ 

Në këtë grup të sunneteve bëjnë pjesë ato namaze të vullnetshme-jo obligative, të cilat Pejgamberi s.a.w.s. i ka falur para dhe pas namazeve farze. Këto lloje të namazeve sunnete ndahen në dy grupe:

a. اَلسُّنَنُ الْمُؤَكَّدَة- Sunnetet e forta

Si sunnete të forta konsiderohen ato sunnete të cilat Pejgamberi s.a.w.s. i ka kryer gjithmonë dhe rrallë herë ka ndodhur t’i ketë lënë pa falur. Si sunnete të forta konsiderohen:

1. Sunneti i sabahut

Po që se namazi i sabahut falet me xhemat dhe personi e gjen xhematin në farz, atëherë, nëse fiton bindje se do ta arrijë imamin, do ta  falë sunnetin dhe do t’i bashkohet imamit qoftë edhe në rekatin e dytë. E nëse frikësohet se do t’i kalojë falja me xhemat, në këtë rast nuk e falë sunnetin por i bashkohet xhematit, kurse sunnetin e sabahut e falë si kaza pas lindjes së diellit.

2. Katër rekatet e para të drekës.
3. Dy rekatet e mbrama të drekës. RekomandohetE preferuar është që këtyre dy rekatëve t’u bashkangjiten edhe dy rekate të tjera të bëhen katër.
4. Sunneti i akshamit.
5. Dy rekate sunnet pas farzit të akshamit.
6. Dy rekate sunnet pas farzit të jacisë.

Shënim: Vlera e faljes së këtyre sunneteve mund të argumentohet vetëm me hadithin: (مَنْ صَلَّى فِي يَوْمٍ وَ لَيْلَةٍ , ثِنْتَيْ عَشْرَةَ رَكْعَةً بُنِيَ , لَهُ بَيْتٌ فِي الْجَنَّةِ)
“Ai i cili gjatë ditës dhe natës falë dymbëdhjet rekate, atij i është ndërtuar një shtëpi në Xhennet”. (Transmeton Muslimi).

Në këtë hadith me shprehjen dymbëdhjetë rekate  përfishihen këto sunnete: dy rekate para farzit të sabahut, katër rekate para farzit të drekës, dy rekat pas farzit të drekës, dy rekate pas farzit të akshamit dhe dy rekate pas farzit të jacisë.

7. Katër rekate para farzit të xhumas dhe katër pas farzit të xhumasë me një selam. Pejgamberi s.a.w.s. gjithmonë ka falë katër rekate sunnet para farzit të xhumasë me një selam e ngjashëm edhe pas farzit të xhumasë.

b. Sunnetet jo të forta

اَلسُّنَنُ غَيْرُ الْمُؤَكَّدة

Sunnete jo të forta konsiderohen ato sunnete të cilat nganjëherë Pejgamberi s.a.w.s. i ka lënë pa i falur. Sunetet të tilla konsiderohen:

1. Të falurit e  katër rekate dy sunnetet e mbrama të drekës.
2. Katër rekate sunnet para farzit të ikindisë.
3. Katër rekate para farzit të jacisë .

2. Sunnete jo të radhitura

 -السُّنَنُ غَيْرُ الرَّوَاتِب

Në këtë grup të sunneteve bëjnë pjesë ato sunnete të cilat nuk kanë lidhmëri me atë se a duhen falur para ose pas farzeve. Edhe sunnetet e tilla mund të jenë sunnete të forta dhe jo të forta.

Si sunnete të tilla mund të përmendim:

1. Namazi i teravisë

صَلاَةُ التَّرَاوِيحِ

Ky lloj i namazit është sunneti muekkede-sunnet i fortë. Këtë lloj të namazit është sunnet për ta kryer si meshkujt ashtu edhe femrat.

Ky lloj i namazit përbehet prej njezetë rekateve duke u bazuar në veprimin e tre hulefai rrashidinëve, Umerit r.a., Uthmanit r.a. dhe Aliut r.a. dhe; po ashtu për këtë janë unanimë që të katër imamët e medh’hebeve.

Koha e faljes së këtij namazi është pas namazit të jacisë dhe para namazit të vitrit. Mundë të falet në atë mënyrë që në çdo dy rekate të jepet selam, por mund të jepet selam edhe në çdo katër rekat. Po që se falët nga katër rekate falet njësoj si sunneti i ikindisë, d.t.th. në uljen e parë lexohen salavatet kurse në fillim të rekatit të tretë kur qëndrojmë në kembë, të këndohet subhanekeja para fatihasë. Ky namaz mund të falet vetmas dhe me xhemat, por më mirë është të falet me xhemat. Të falurit e teravisë me xhemat konsiderohet sunneti kifaje.

2. Namazi duha

صَلاَةُ الضُّحَى

Koha e këtij namazi është me zbardhjen e ditës, afërsisht njëzet minuta pas lindjes së diellit dhe zgjat deri para drekës. Mund të falen dy rekate, katër rekate më së shumti tetë rekate. Për këtë lloj namazi kemi transmetimin e Aishes r.a. e cila tregon: (كَانَ رَسُولُ, اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَ, سَلَّمَ يُصَلِّي صَلاَةَ الضُّحَى, قَالَتْ أَرْبَعَ رَكْعَاتٍ وَ يَزِيدُ, مَايَشَاءُ)  “Pejgamberi s.a.w.s. e falte namazin e duhasë katër rekate, ndonjëher shtonte sa dëshironte”.

3. Namazi tehexh-xhud

صَلاَةُ التَّهَجُّدِ

Ky lloj i namazit falet natën dhe ky namaz ka vlerë dhe shpërblim të madh. Për vlerën e këtij namazi Pejgamberi s.a.w.s. ka thënë:
(أَفْضَلُ الصَّلاَةِ بَعْدَ
الْفَرِيضَةِ صَلاَةُ اللَّيْلِ)

“Ma i vlefshmi namaz pas farzeve është namazi i natës”

4. Namazi pas abdestit

سُنَّةُ الْوُضُوءِ 

Ky namaz mund të kryhet pasi të merret abdest dhe përbëhet prej dy rekateve.

5. Namazi për nderim të xhamisë

تَحِيَّةُ الْمَسْجِدِ

Ky namaz falet kur hyhet në ndonjë xhami dhe i ka dy rekate.

6. Namazi istihare

صَلاَةُ اْلإِسْتِخَارَةِ

Ky namaz është dy rekatësh, falet në rast se njeriu, në ndonjë gjë të lejuar nuk e di se ku është interesi i tij. Psh., kur njeriu dëshiron të fejohet dhe nuk di se a është në dobi të tij fejesa apo jo, e të ngjashme.

7. Namazi haxheh

صَلاَةُ الْحَاجَةِ

Ky namaz përbëhet prej dy rekateve. Ketë namaz mund ta falë musaliu  që Allahu t’ia lehtësojë veprimin e ndonjë gjëje.

8. Namazi tesbih

صَلاَةُ التَّسْبِيحِ   

Ky namaz përbëhet prej katër rekateve por mund të falë edhe dy rekate. Ky lloj i namazit falet në këtë mënyrë: pasi të lexohet subhaneke thuhet pesëmbëdhjetë herë kjo shprehje:
(سُبْحَانَ اللهِ وَ الْحَمْدُ لِلَّهِ
وَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللهُ وَ اللهُ
أَكْبَرُ)
e pastaj lexohet fatiha dhe një sure dhe pastaj prapë dhjetë herë lexohet:
(سُبْحَانَ اللهِ وَ الْحَمْدُ لِلَّهِ
وَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللهُ وَ اللهُ
أَكْبَرُ)
e kur të shkohet në ruku dhe të lexohet tri herë ajo çka lexohet në ruku, duhet të lexohet dhjetë herë:
(سُبْحَانَ اللهِ وَ الْحَمْدُ لِلَّهِ
وَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللهُ وَ اللهُ
أَكْبَرُ)
e pasi të ngrihemi prej rukus, lexojmë dhjetë herë:
(سُبْحَانَ اللهِ وَ الْحَمْدُ لِلَّهِ
وَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللهُ وَ اللهُ
أَكْبَرُ)
pastaj kur të shkohet në sexhde dhe të lexohet ajo që lexohet në sexhde pastaj duhet të  thuhet dhjetë herë:
(سُبْحَانَ اللهِ وَ الْحَمْدُ لِلَّهِ
وَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللهُ وَ اللهُ
أَكْبَرُ)
e pastaj në uljen në mes dy sexhdeve lexojmë dhjetë herë:
(سُبْحَانَ اللهِ وَ الْحَمْدُ لِلَّهِ
وَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللهُ وَ اللهُ
أَكْبَرُ)
poashtu në sexhden e dytë veprojmë njejtë si në sexhden e parë, domethënë, lexojmë dhjetë herë:
(سُبْحَانَ اللهِ وَ الْحَمْدُ لِلَّهِ
وَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللهُ وَ اللهُ
أَكْبَرُ)
Në këtë mënyrë veprohet gjatë gjithë namazit. Duhet patur të qartë që kur ngrihemi në rekatin e dytë nuk lexojmë subhaneken por para fatihasë lexojmë pesëmbëdhjetë herë:
(سُبْحَانَ اللهِ وَ الْحَمْدُ لِلَّهِ
وَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللهُ وَ اللهُ
أَكْبَرُ).

Disa rregulla të veçanta që kanë të bëjnë me namazet sunnete dhe nafile Namazet nafile i kanë rregullat e njejta me namazet farze, por disa rregulla në namazet nafile mund të mos zbatohen sa për lehtësim.

Përjashtimet e tilla janë:
1. Të qëndruarit në këmbë në namazet farze është rukn dhe ai që ka mundësi duhet doemos ta kryejë këtë ruken, mirëpo në namazet nafile, musaliu  mund të falet ulur dhe të mos qendrojë në këmbë por thevabi është përgjysmë. Se namazet nafile mund të falën ulur  argumenton hadithi:
(مَنْ صَلَّى قَائِمًا فَهُوَ أَفْضَلُ
وَ مَنْ صَلََّى قَاعِدًا فَلَهُ نِصْفُ
أَجْرِ الْقَائِمِ)

“Kush falet në këmbë është më mirë, ndërsa ai që falet ulur ka gjysmën e shpërblimit”.

2. Kur musaliu të fillojë faljen e namazit nafile, apo sunnete, doemos duhet ta kryejë, e nëse e prish,  duhet ta përsërisë.

3. Sunnetet e radhitura gjithmonë falen pa zë pavarësisht a falen natën apo ditën. Ndërsa, sa u përket sunneteve tjera ato mund të falen më zë dhe pa zë, do të thotë varet kryesisht prej deshirës së musaliut.

4.  Në parim, namazet nafile falen nga dy rekate, por nëse ndodhë që musaliu t’i falë namazet nafile nga katër rekate duhet që pas fatihasë të lexojë edhe suren në rekatin e tretë dhe të katërt.

5. Nëse ndodhë që musaliu në sunnetet katër rekatësh të ulet në uljen e parë, e pastaj e bën ndonjë gabim i cili e prish rekatin e tretë ose të katërt, në këtë rast dy rekatet e para janë të vlefshëm.

6. Kur ndodhë që musaliu  të bëjë nijjet për t’i falur katër rekate sunnet por i falë vetëm dy rekate, namazi i tij konsiderohet i vlefshëm.

7. Në sunnetet e natës rekomandohet që në kijam  të qëndrohet më gjatë se sa në ruknet e tjera.

Ky material është marrë nga Forumi i të Rinjve Muslimanë. All’llahu i shpërbleftë.

TË TJERA

Surja dhe Duaja Ja-Sin – Me shkronja latine dhe përkthim Shqip

Surja Ja-Sin (36) është mekkase dhe ka takte të shkurtra dhe ritme të shpejta. Numri i ajeteve të saj është tetëdhjetë e tre si dhe është më e vogël dhe më e shkurtë se sureja paraprake (surja Fatir), e cila ka dyzet e pesë ajete. Kështu, tekstet e shkurtra dhe ritmi i shpejtë i japin sures një natyrë të posaçme...