Home Këshilla për Prindër Gjumi i pasdites i dëmshëm për fëmijët

Gjumi i pasdites i dëmshëm për fëmijët

Gjumi i pasdites i dëmshëm për fëmijëtGjumi i pasdites mund të ndikojë në cilësinë e përgjithshme të gjumit tek fëmija juaj, sugjeron një hulumtim i ri.

Gjumi i pasdites tek një fëmijë i moshës mbi 2 vjeçare e zgjatë sasinë e kohës që një fëmije i duhet për të rënë në gjumë gjatë natës dhe e shkurton sasinë e përgjithshme të tij, tregojnë rezultatet.

“Ndikimi i gjumit të natës në zhvillimin dhe shëndetin e fëmijëve është i madh dhe i njohur deri më tani, por nuk ka pasur prova të mjaftueshme që tregonin vlerën e gjumit tek fëmijët”, thanë hulumtuesit e udhëhequr nga Karen Thorpe nga Universiteti Queensland në Australi.

Hulumtuesit deshën të gjejnë se çfarë ndikimi ka ‘një sy gjumë’ i pasdites tek kualiteti i gjumit të natës, sjellja, njohja dhe shëndeti fizik i fëmijës, transmeton Lajmi.net.

Ata shqyrtuan provat në dispozicion për gjumin e pasdites tek fëmijët e moshës mbi 5 vjeç, dhe gjetën 26 studime përkatëse nga një total prej 781.

Ata grumbulluan të dhënat dhe sintetizuan gjetjet. Ata gjetën dëshmi që tregojnë se gjumi apo kotja e pasdites ndikon në gjumin e natës tek fëmijët përtej moshës dy vjeçare.

Lidhjet midis gjumit të pasdites dhe dëmtimeve në sjellje, zhvillim dhe shëndet të përgjithshëm ishin më pak të qarta kryesisht për shkak të dallimeve në moshë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Çfarë e shkakton erën e keqe të gojës dhe ushqimet që e largojnë

Nuk ka gjë më të sikletshme se sa të takosh a të bisedosh me dikë ndërsa duke folur kupton se fryma lëshon një aromë të keqe. Është një problem i sikletshëm që prek të gjithë njerëzit. Paralajmërimi i një sëmundjeje apo komplikimi shëndetësor, ushqimet që konsumoni dhe higjiena e varfër e gojës janë tre faktorët kryesorë të aromës së...