Gjumi i pasdites përmirëson kujtesën

Gjumi i pasdites pushon trurin dhe përmirëson funksionet e kujtesës, ka dëshmuar një hulumtim i ri.

Mirëpo, ky studim në fakt vërteton se është e dobishme të flihet, por jo edhe të flihet në gjumë të thellë.

Gjumi i shkurtër prej gjithsej dhjetë minutash zvogëlon lodhjen dhe pikërisht kjo periudhë e shkurtër është shumë e rëndësishme për përmirësimin e kujtesës dhe në fakt shumë më e rëndësishëme  sesa vet gjumi.