Home Këshilla të ndryshme Gjumi ndërmjet gjashtë dhe tetë orëve e ruan zemrën

Gjumi ndërmjet gjashtë dhe tetë orëve e ruan zemrën

Njerëzit të cilët flenë më pak se gjashtë dhe më shumë se tetë orë gjumë, sipas një studimi amerikan, janë më të rrezikuar se do të sëmuren nga sëmundjet e zemrës, se njerëzit të cilët flenë ndërmjet gjashtë dhe tetë orëve gjumë.

Hulumtuesit amerikanë kishin studiuar 3 000 pjesëmarrës më të moshuar se mosha 45 vjeçe, shprehitë e të cilëve kishin lidhje me gjumin dhe sëmundjet e zemrës.

Nga pjesëmarrësit ishte kërkuar t’i shënojnë shprehitë dhe historinë e sëmundjes së zemrës.

“Tashmë kemi fakte se gjumi mund të ndikojë në shëndetin e zemrës, i cili do të duhej të ishte prioritet”, tha Rohit Arora, shkencëtari kryesor i këtij projekti, profesor në kolegjin e mjekësisë në Çikago.

Njerëzit që thanë se kishin fjetur pak orë më tepër kishin gjasa të pësojnë infarkt, në krahasim me njerëzit që kishin fjetur ndërmjet gjashtë dhe tetë orëve gjumë.

Njerëzit të cilët kishin fjetur më gjatë se tetë orë gjumë ishin më të rrezikuar nga sëmundjet koronare të zemrës, në krahasim me njerëzit me shprehi normale të gjumit.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...