Home Këshilla të ndryshme Gjumi i tepërt po aq i dëmshëm sa të flini pak

Gjumi i tepërt po aq i dëmshëm sa të flini pak

Kur një person gjatë ditëve të javës nuk flenë mjaftueshëm, është logjike që gjatë vikendit t’i kompensojë të gjitha orët e humbura të gjumit.

Sidoqoftë, shprehitë e tilla mund të jenë mjaft problematike për shëndetin tuaj, transmeton Telegrafi.

Një studim i ri i publikuar në revistën ‘BMC Public Health’ ka zbuluar se gjumi i tepërt është po aq i dëmshëm sa të flini pak, ndërkaq shpie në probleme shëndetësore siç është shtypja e lartë e gjakut dhe nivelet e larta të kolesterolit.

Për këtë konstatim, hulumtuesit kanë analizuar të dhënat e 133,608 koreanëve të moshave 40 deri 69 vjet.

Rezultatet e studimit kanë treguar se meshkujt që flenë më pak se gjashtë orë brenda nate janë më të prirë ta zhvillojnë sindromën metabolike sesa ata që flenë tetë orë.

Sindroma metabolike i referohet një numri të sëmundjeve, duke përfshirë nivelet e larta të sheqerit në gjak, nivelet e larta të kolesterinës në gjak, shtypjen e lartë të gjakut, etj.

Ndër tjerash, dy gjinitë që rregullisht kishin fjetur më pak se gjashtë orë kishin pasur shanse më të mëdha për të pasur bel më të madh.

Por, thuajse të njëjtat rezultate kishin dalë edhe për ata që kishin fjetur dhjetë orë brenda nate.

 

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...